Rikthehet të jetojë fushën: Monaco ishte zgjedhja e duhur, së shpejti do të shihni Pogba e vërtetë

Rikthehet të jetojë fushën: Monaco ishte zgjedhja e duhur, së shpejti do të shihni Pogba e vërtetë

9 Gusht 2025 8:24 Alfred Lleshi Paul Pogba po përgatitet të përjetojë një sfidë të re me fanellën e Monaco dhe e bën këtë me entuziazëm e optimizëm. I intervistuar nga “BeIN Sports” në prag të miqësores kundër Interit, mesfushori francez shprehu gjithë dëshirën e tij për t’u rikthyer protagonist pas muajve të vështirë: “Po kthehemi te futbolli, ndihem si një fëmijë. Aktualisht po përgatitem për t’iu bashkuar shokëve të mi në fushë, ky është objektivi. Forma është shumë e mirë, stafi kujdeset për mua në mënyrë të shkëlqyer. Është vetëm çështje kohe për t’u kthyer në formën maksimale dhe për të dhënë gjithçka në fushë”. Ish-lojtari i Juventusit theksoi më pas qetësinë që ka rigjetur falë ambientit te Monaco: “Nuk pendohem për zgjedhjen time,...