Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Modric: Milan është klub i veçantë, mezi pres ta luaj derbin kundër Interit
“Kur erdha në ‘Casa Milan’ për të firmosur kontratën, e ndjeva menjëherë që ky klub është i veçantë. Ndjeva menjëherë aurën e madhështisë që ka. Milani ka fituar 7 Liga të Kampionëve, është i dyti vetëm pas Real Madridit. Kjo tregon shumë. Këtu gjithçka është në nivel shumë të lartë; njerëzit që punojnë për klubin, tifozët, stadiumi…” – tha Luka Modric, mesfushori i ri i Milanit, gjatë një interviste për DAZN në prag të miqësores kundër Leeds. Për derbin me Interin dhe bashkëkombasin Sucic, ai shtoi: “Mezi pres ta luaj derbin, këto janë sfidat më të bukura për t’i jetuar në fushë. Shpesh i shikoja ndeshjet mes Milanit dhe Interit, më pëlqen shumë të luaj ndeshje të tilla, mezi pres ta bëj me fanellën kuqezi....