Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tifozat Kuq e Zi: Le t’i mbushë FSHF tribunat me modele, por Kombëtarja është e popullit
Adriatik Balla Raportet mes tifozëve të Kombëtares dhe Federatës Shqiptare të Futbollit e kreut të saj Armando Duka janë të tensionuara në maksimum. Si të mos mjaftonin çfarë është kaluar deri tani, vjen një tjetër qëndrim radikal i tifozëve, që bëjnë thirrje për bojkot të ndeshjes me Letoninë. Shkak është mos marrja parasysh e kërkesës së tyre që të hiqet dorë nga organizimi i përbashkët i një Europiani të 21 vjeçarëve me Serbinë në vitin 2027. Kështu, më 29 korrik ishte protesta e fundit e Tifozave Kuq e Zi ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, që vazhdojnë ta kundërshtojnë organizimin e Evropianit U21 të vitit 2027. Evropiani U21 që zhvillohet pas dy vjetësh do të organizohet nga Shqipëria e Serbia. Reagimi i Tifozave Kuq e Zi...