“2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË!” Marta Kos jep mesazhin për anëtarësimin në BE
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke deklaruar se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm gjatë vitit të fundit. Gjatë fjalës në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Tiranë, ajo theksoi se Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave brenda 13 muajve, ndërsa katër kapituj janë mbyllur deri tani. Kos u shpreh se deri në fund të vitit pritet të mbyllet pothuajse një e katërta e kapitujve të negociatave, duke shtuar se viti 2027 mund të jetë një moment vendimtar për Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit. Megjithatë, komisionerja theksoi se përparimi në letër nuk mjafton. Sipas saj, sfida kryesore mbetet zbatimi konkret i reformave, funksionimi i institucioneve dhe respektimi i ligjit në praktikë. Ajo...
Burimi:
ntv.al