Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Boni debuton me gol te Interi
Interi triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Monakos, në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Francezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 2-të me anë të Akliouçe, ndërkohë që zikaltrit mbetën me 10 lojtarë prej minutës së 36-të, pas daljes me karton të kuq të turkut Çalhanoglu. Ky fakt duket se nuk ndikoi në lojën e Interit në pjesën e dytë, pasi skuadra e Kristian Kivu, arriti të shënonte dy gola duke përmbysur rezultatin. Fillimisht ishte kapiteni Lautaro Martinez i cili vendosi baraspeshën. Ndërkohë për golin e fitores mendoi sulmuesi Boni, i cili debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën zikaltër. I hedhur në fushë në minutën e 66-të, në vend të Turamit, sulmuesi i ri i Interit, e justifikoi mëse...