“Nuk janë kushtet e përshtatshme që Zhegrova të largohet”, presidenti konfirmon qendrimin te Lille: Është i uritur për sezonin e ardhshëm

“Nuk janë kushtet e përshtatshme që Zhegrova të largohet”, presidenti konfirmon qendrimin te Lille: Është i uritur për sezonin e ardhshëm

Edon Zhegrova ishte një nga lojtarët e shumëpërfolur të kësaj merkatoje vere. Emri i tij u lidh me ekipe si Napoli, Milani e së fundmi Marseja, por duket se asnjë prej tyre nuk do të jetë e ardhmja e sulmuesit shqiptar. Presidenti i Lille-s ka thënë së fundmi në konferencë për shtyp se Edoni po stërvitet mirë me skuadrën dhe është i uritur për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht moszgjatjes së kontratës, e cila përfundon verën e ardhshme, Leitang konfirmon se Zhegrova do të qendrojë te Lille edhe këtë sezon. “Edoni është këtu. E pashë këtë mëngjes, në fakt, shihemi pothuajse çdo ditë. Është e mundur që ai të jetë me ne (këtë sezon). Ai po bën mirë, po stërvitet mirë, është rikthyer mirë. Është e...