Pogradeci shton radhët, pas Kim, vjen ish mbrojtësi i Tiranës

Pogradeci shton radhët, pas Kim, vjen ish mbrojtësi i Tiranës

I shkoi shumë pranë ngjitjes në Superiore edicionin e kaluar teksa në play off u mund me vështirësi në minutat e fundit nga Tirana. Pogradeci i trajnerit Ardian Mema po tenton të riforcohet akoma më shumë gjatë kësaj vere duke hedhur kandidaturën për të kërkuar njërin dy vendet e para në Kategori të Parë të sezonit 2025/26. Disa afrime si big; Kim do-Hyun, Santiago Rodriguez, Imoh Ezekiel, Bedri Greca, Ulliam Henrike dhe së fundi Kristjan Toshevski, e bëjnë grupin aktual mjaft luftarak. Njoftimi për Toshevskin nga klubi liqenor: “Mirë se erdhe! Kristijan Toshevski, 31 vjeç, mbrojtës i djathtë, është anëtari më i ri në klubin liqenor. I urojmë suksese në vazhdim”, shkruhej në njoftimin e Pogradecit në rrjete sociale. Vazhdo leximin