Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Konstituimi i Kuvendit, BE thirrje partive parlamentare të respektojnë vendimin e Kushtetueses
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me themelimin e Kuvendit të ri, duke thënë se “nuk ka më kohë për të humbur” në këtë ngërç politik. Gjykata Kushtetuese e Kosovës urdhëroi deputetët e Kuvendit të Kosovës ta zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur dhe ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve. BE-ja e cilësoi këtë vendim të Kushtetueses si “sqarim të rëndësishëm”, sipas një njoftimi të Zyrës së BE-së në Kosovë. Ajo gjithashtu u bëri thirrje partive parlamentare t’i gjejnë “kompromiset e nevojshme” dhe të lëvizin shpejt me emërimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Vendimi është mirëpritur nga partitë që mandatin e kaluar...