Kallaku rikthehet në Superiore, Vllaznia e përfshin në ‘rozë’

Kallaku rikthehet në Superiore, Vllaznia e përfshin në ‘rozë’

Fantazisti fushëkrujas Sherif Kallaku rikthehet në futbollin elitar shqiptar. Lojtari 27 vjeçar ka firmosur për Vllazninë e Shkodrës që drejtohet nga Edi Martini. Mesfoshri për herë të fundit ishte pjesë e Sepsi në Rumani ndërsa më herët ka patur eksperienca te Partizani, Laçi, Tirana, Teuta apo Lokomotiva Zagreb. Njoftimi i Vllaznisë: KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Sherif Kallaku për të qenë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027.  Lojtari ndërkohë pasditen e sotme ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me ekipin duke u vënë menjëherë në dispozicion të stafit teknik. Mirë se erdhe në familjen kuqeblu Sherif! Vazhdo leximin