Milani tenton të huazojë Hojlund nga Manchester United

Milani tenton të huazojë Hojlund nga Manchester United

Milani po intensifikon punën për të siguruar shërbimet e Rasmus Hojlund nga Manchester United, me një akord që duket shumë pranë. Sipas medieve italiane, kuqezinjtë kanë arritur një marrëveshje paraprake me “Djajtë e Kuq” për një huazim me kosto 4 milionë euro, i shoqëruar nga e drejta e blerjes për 40 milionë euro. Nëse transferimi realizohet, Milani do të mbulojë edhe pagën e lojtarit, që kap shifrën e 3.8 milionë eurove neto në sezon. Synimi i Milanit është që Hojlund të formojë një dyshe sulmi me Santiago Giménez, por pengesa kryesore mbetet vetë lojtari. Danezi, i cili sezonin e kaluar luajti 23 ndeshje si titullar në Premier League, ende nuk ka dhënë “OK”-in për t’u transferuar, pasi dëshiron të sfidojë konkurrencën te Manchester United dhe...