UEFA gjobit ujet e Barcelonës për shkelje të rregullave në kontrollin antidoping

UEFA gjobit ujet e Barcelonës për shkelje të rregullave në kontrollin antidoping

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB) ka njoftuar vendimet e marra pas mbledhjes së 31 korrikut 2025, ku Barcelona ka marrë disa sanksione si pasojë e mosrespektimit të rreggulave në ndeshjen e kthimit të Champions League, në “Giuseppe Meazza”, kundër Interit. Trajneri Hansi Flick është dënuar me një ndeshje pezullim në edicionin e ardhshëm të Champions League për shkelje të parimeve të përgjithshme të sjelljes (neni 11(1) i Rregullores Disiplinore) dhe për shkelje të rregullave bazë të sjelljes së hijshme (neni 11(2)(b) i po të njëjtës rregullore). Përveç kësaj, atij i është vendosur edhe një gjobë prej 20.000 eurosh. Të njëjtin dënim sportiv dhe ekonomik e ka marrë edhe Marcus Sorg, ndihmës i trajnerit gjerman. Gjithashtu, Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal janë...