Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Hajduk Split-Dinamo vendos rekordin për ndeshjet e Europës, shqiptarët ia hodhën paq në ferrin kroat
Hajduk Split-Dinamo ka vendosur rekordin sa i përket ndeshjeve të Europës. Ky takim kishte numrin më të madh të tifozëve të pranishëm në stadium në të gjitha takimet që u luajnë për turin e tretë të Conference League. Jo pak, por 31.652 tifozë ishin të pranishëm në stadium, atje ku ekipi shqiptar bëri një ndeshje të mirë dhe humbi në shifrat 2-1, duke lënë ende gjithcka të hapur për ndeshjen e kthimit. Në një farë mënyre, Dinamo i mbijetoi ferrit kroat në një ndeshje që mund të humbej shumë më thellë dhe të shuheshin shpresat e kualifikimit. Vendin e dytë e mban takimi mes Partizan Beogradit dhe Hibernian, atje ku gjendeshin rreth 26.000 tifozë. /Sport Ekspres/