Klauzola 65 mln euro, Barcelona ‘prenoton’ sulmuesin për 2026?

Klauzola 65 mln euro, Barcelona ‘prenoton’ sulmuesin për 2026?

8 Gusht 2025 16:19 Telesport Barcelona pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës 2026 dhe në qendër të planeve të saj është sulmuesi anglez Harry Kane. Pasi ka kaluar dy sezone të suksesshme te Bayern Munich, Kane mbetet një nga golashënuesit më të frikshëm në Evropë. Barcelona, që kërkon të forcojë repartin ofensiv për të garuar në nivelet më të larta, e sheh kapitenin e Anglisë si pikën kyçe për të ndërtuar një skuadër konkurruese në Ligën e Kampionëve. Një nga arsyet që ka shtuar interesin e katalanasve është klauzola e largimit prej 65 milionë eurosh që pritet të aktivizohet në verën e ardhshme. Kjo shumë konsiderohet e arsyeshme duke marrë parasysh cilësitë, përvojën dhe rendimentin e Kane, i cili...