201 vjet nga lindja e Pashko Vasës, një nga zërat e fuqishëm të Rilindjes Kombëtare
Më 17 shtator 1825, në Shkodër, lindi Pashko Vasa, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, mendimit politik dhe veprimtarisë kombëtare shqiptare gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Me një formim të gjerë kulturor dhe kryesisht autodidakt, Pashko Vasa ndërtoi një karrierë të gjatë në administratën dhe diplomacinë e Perandorisë Osmane. Përvoja e tij profesionale dhe njohuritë e fituara gjatë viteve në Itali, Londër dhe Stamboll do të viheshin në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare. Vasa ishte një nga veprimtarët e rëndësishëm të lëvizjes kombëtare. Ai ishte pjesë e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, i themeluar në Stamboll më 1877, ndërsa një vit më vonë u përfshi në veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit. Në vitin 1879 ishte gjithashtu ndër themeluesit...
Burimi:
kultplus.com