Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Udhëtimi i Andon Zako Çajupit, në Kuç të Labërisë
“Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ dhe gjaku si ka qëndruar/ udhëtari nga të vejë/ mal këtej e mal andej”. Vargjet e poetit të madh, për terrenin e Labërisë. Lebërit që takoi gjatë rrugës këndonin këngë dhe thurnin legjenda Nga: Gëzim Llojdia “Çajupi kur kthehej nga Misiri e nxorën gjemitë në bregdet. U fut në va. Ujërat që shushuritnin. Si në të gjithë botën. Burojnë në lindje. Derdhen në perëndim. Ai lumi që gjarpëronte ishte Shushica. E mbushin dhjetëra përrenjtë. Përroi i thatë, ujëmbledhësi Bogonicës. Përrenjtë e Pajameut dhe Zelishtës. I qepi sytë Shkagës. Gurë. 600 m lartësi. Shqopë, koçimare, frashër dhe përrallë. Buronjat ishin poshtë. I shkrepi në mëndje; këtu ku kaloj unë ka shkuar edhe Gjon Leka. Shkreptima që i përshkroi krejt hapësirën...