20 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe

20 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive, flakët përfshijnë disa qarqe

Situata e zjarreve vijon të mbetet problematike në disa zona të vendit. Ministria e Mbrojtjes njofton se janë evidentuar 20 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë ende aktive, 7 janë nën monitorim dhe 2 janë shuar. Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore janë angazhuar në terren me mjete tokësore dhe kapacitete ajrore për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Një nga zonat kryesore të ndërhyrjes mbetet Mali i Dajtit, ku zjarri vijon të jetë aktiv. Forcat e Armatosura kanë dërguar efektivë, mjete dhe helikopter për përballimin e situatës. Në Kryezi të Kavajës, operacionit të zjarrfikësve i është bashkuar edhe një avion Air Tractor, ndërsa vatër aktive raportohet edhe në Lundre–Madhesh të Matit. Në Kalivaç–Zimaj–Kashnjet të Lezhës, operacionet po zhvillohen me mbështetjen e dy helikopterëve të...