20 ditë protestë, krijohet Lëvizja Studentore Kombëtare, studentja: Nuk do të kthehet në parti

20 ditë protestë, krijohet Lëvizja Studentore Kombëtare, studentja: Nuk do të kthehet në parti

TIRANË-Pas 20 ditësh protestë, është krijuar Lëvizja Studentore Kombëtare. Lajmi u dha nga studentja e psikologjisë Livia Dedej, në emisionin “Review” të Euronews, e cila ka deklaruar se kjo nismë nuk do të shndërrohet në parti politike, por do të funksionojë me udhëheqje kolektive dhe jo me një drejtues të vetëm.  Livia Dedej: Në mënyrën se si ne e kemi ideuar Lëvizjen Studentore Kombëtare, kemi vendosur të ketë themelues por jo udhëheqës. Pra do krijohet tani, pasi na duhet një bashkim dhe na duhet një zgjidhje politike, por nuk do të kthehet asnjëherë në parti, në mënyrë që kjo strukturë të përdoret edhe nga studentët e tjerë disa vite më vonë. Gjëja tjetër është që ne nuk duam që të kapemi tani te ideologjitë që...