Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Spartanët: Fuqia e pazakontë ushtarake, ishte bekimi dhe njëherazi mallkimi që solli edhe fundin e tyre
Sparta është cilësuar shpesh si një ndër shtetet luftarake më të frikshme në historinë e botës së lashtë. Bëmat e jashtëzakonshme të spartanëve në fushën e betejës, janë subjekt i shumë legjendave dhe miteve. Mbrojtës të fortë të kodeve dhe traditave të tyre, spartanët kultivuan një shoqëri besnike, e cila do të lulëzonte për disa shekuj në periudhën më të trazuar të Greqisë së Lashtë. Por konservatorizmi i tyre nuk mundi t’i rezistojë provës së kohës, dhe përpasojë solli dhe fundin e këtij qyteti të paepur. Dëshmitë historike sugjerojnë se Sparta u themelua rreth vitit 1000 Para Erës Sonë nga fise nomade me origjinë Doriane. Qyteti i forcoi shpejt pozitat e tij në rajon, dhe vendosi parimet e tij themelore të qeverisjes. Me një fokus...