Burimi: 
								Inforculture.info
								
							 
                                
                                    Foto © Inforculture.info                                
                            Si arrijnë arkeologët të deshifrojnë gjuhët e vdekura?
                            NGA: BENJAMIN PLACKETT Deri 200 vjet më parë, askush në epokën moderne nuk mund t’i kuptonte hieroglifet egjiptiane. Egjiptianishtja e lashtë, ishte në thelb një gjuhë e vdekur. Fakti që historianët mund të lexojnë dhe kuptojnë sot shkrimet hieroglifike, lidhet me një tekst juridik tejet të thjeshtë por të lashtë, që gjendet i gdhendur në një gur me famë botërore. “Viti i ardhshëm shënon 200-vjetorin e deshifrimit të Gurit të Rozetës, që ishte në fakt një moment i rëndësishëm për degën e Egjiptologjisë. Ai është artefakti i vetëm më i famshëm në fushën e përkthimit të teksteve te lashta”- thotë Roland Enmarsh, pedagog i Egjiptologjisë në Universitetin e Liverpulit në Britaninë e Madhe. Guri Rozeta,që përmban një deklarate të shkruar në vitin 196 Para Krishtit, rezultoi...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   