Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Cufë Kadishani dhe Habib Kukaj rapsodët që kënduan këngën e Oso Kukës në dasmën e Azem Galicës
Bedri Tahiri Rikujtesë RAPSODËT- RUAJTËSIT MË BESNIKË TË HISTORISË SONË Ruajtësit më besnikë të historisë sonë, padyshim, ishin rapsodët! Njëri nga ta edhe Cufë Kadishani, për të cilin e pata një fejton prej tetë vazhdimesh “CUFË KADISHANI- RAPSOD I NJË SHEKULLI”. e që, po pata mundësi, do ta kurorëzoja edhe në një monografi të merituar. Për këtë edhe bëmë një takim pune në Skënderaj me Shefqet Kadishanin, birin e Rapsodit të njohur Cufë Kadishani, koleksionuesin e pasionuar të këngës burimore shqipe, i cili ka arkivin më të kompletuar me kaseta e shirita manjetofoni, ku ruhet folklori ynë shumë i çmuar… Rapsodi Cufë Kadishani jetoi 102 vjet, diti mbi 500 këngë, u shqua edhe si tregimtar, pajtues gjaqesh, kultivues i prozës tregimtare dhe i shprehjeve popullore....