’1984’ i George Orwell, në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental
“1984”, kryevepra e shkrimtarit britanik George Orwell, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në një bashkëprodhim me Teatrin “Migjeni”. Vepra, me regji të Dino Mustafić dhe dramatizim të Jeton Nezirajt, do të shfaqet më 16, 17, 18 dhe 22, 23, 24, 25 tetor, në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. E konsideruar si një nga veprat më të fuqishme letrare mbi kontrollin, lirinë dhe manipulimin e së vërtetës, “1984” rikthehet në skenë si një reflektim mbi realitetin bashkëkohor, ku mbikëqyrja, kontrolli i informacionit, manipulimi i gjuhës dhe teknologjia kanë marrë një rol gjithnjë e më të madh në jetën e përditshme. Në qendër të historisë është Uinston Smith, punonjës i Ministrisë të së Vërtetës, detyra e të cilit është të rishkruajë historinë sipas...
Burimi:
kultplus.com