Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Arkitekti shqiptar që mrekulloi Stambollin
Një pjesë e mirë e shqiptarëve të kohëve moderne i njohin mrekullitë e arkitekturës otomane. Krenaria dhe luksi i Perandorisë shpërfaqet sidomos në kryeqytet, në Stamboll, përmes disa kryeveprave botërore, objektesh kulti të jashtëzakonshme, por edhe ndërtimesh të tjera të shkëlqyera, më shpesh të lidhura me Sulltanët e njerëzit e tyre të afërt, si për shembull kompleksi i banimit Top Kapi. Por pakkush ka informacion se pjesa më e rëndësishme e këtyre ambienteve mahnitëse, që i kanë rezistuar kohës dhe që përbëjnë atraksione turistike për njerëz nga e gjithë bota, kanë autorësinë e një plejade të shkëlqyer arkitektësh me origjinë shqiptare. Sigurisht që guidat ua thonë turistëve disa nga emrat e autorëve të mrekullive që janë duke vizituar, por askush nuk cilëson origjinën e tyre shqiptare,...