Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Çërçilli ndërtoi shtëpinë që shpëtoi botën
Njëqind vjet pasi e bleu Çërçilli, “Chartwell” ia vlen të vizitohet. Një udhëtim i shkurtër me tren nga Londra, në pjesën e jashtme të periferisë në Kent, ngrihet shtëpia që shpëtoi botën. Ose më saktë, është shtëpia që shpëtoi njeriun që shpëtoi botën. Prona në fjalë, natyrisht, është Chartwell, e cila 100-vjet më parë u ble nga njëfarë Uinston Çërçilli, asokohe deputet liberal. Atëbotë, karriera ishte në ngjitje: në vitin 1924, Çërçillin, që kishte kaluar në nivelin tjetër, Stanley Baldwin e bëri Kancelar, një post që ai e mbajti deri në vitin 1929. Por më pas, krejt papritur, befas ai u flak jashtë. Ishte koha kur Chartwell – dhe 81 hektarët, në të cilat ndodhet – qe shpëtimi i tij. Pikërisht për këtë arsye, kjo...