Detarët ulqinakë

Detarët ulqinakë

NGA: DORIAN KOÇI Piratët Ulqinakë duke luftuar kundër anijeve Britanike dhe Franceze në Patras (Greqi) në 5 Nëntor 1772. Titulli origjinal: Vue de L’Action pres de Patrasso, ou L’Escadre des Dulcignottes fut battue et brulee le 5 9bre 1772. Një nga tablotë e rralla që ka si subjekt anijet e ulqinakëve që në shekujt XVI-XVIII i binin kryq e tërthor Mesdheut. Pjesa më veriore e arealit etnik shqiptar që pas pushtimit të tij nga otomanët në 1571, hyn në disa zhvillime të vrullshme detare. Për aq sa dëshmon historiani anglez Noel Malcom në librin e vet “Agjentët Perandorakë”, Ulqini ishte një qytet etnikisht shqiptar, me popullsi që i përkiste besimit katolik. Dy nga familjet më të mëdha fisnike të kohës, Brutti dhe Bruni do të luanin...