Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
A u vizituan nga jashtëtokësorët Sumerët e lashtë?
Nga Ross Pomeroy Nuk është e paarsyeshme të spekulohet se jashtëtokësorët e kanë vizituar Tokën. Galaktika jonë, Rruga e Qumështit, është e vjetër, shumë e madhe, dhe me planetë të shumtë që mund të jenë të banueshëm, duke u dhënë specieve të tjera inteligjente shumë kohë për të arritur udhëtimin ndëryjor me shpejtësi shumë të lartë, me synim kryerjen e ekspedita të ndryshme që zgjasin me shekuj ose më shumë. Imagjinoni pak:nëse një specie inteligjente jashtëtokësore do të vizitonte për pak kohë Tokën një herë në 15.000 vjet ose më shumë, nuk ka asnjë mënyrë që ne ta dimë sot këtë gjë. Tek efundit, shkrimi më i hershëm daton vetëm në vitin 3.400 para Krishtit. Por sikur jashtëtokësorët të kenë zbarkuar në Tokë mijëra vjet më parë, dhe vizita e tyre tëjetë regjistruar në shkrimet më të hershme që njeh sot historia e njerëzimit? Si mund të duket një përshkrim i tillë? Astrofizikanti i famshëm, Karl Sagan, spekuloi pikërisht për këtë temë me kolegun Josif Shklovski në librin e tyre të vitit 1966 “Jeta inteligjente në Univers”. “Hipoteza të tilla janë plotësisht të arsyeshme...