Naimi, rilindasi i madh i kombit

Naimi, rilindasi i madh i kombit

Vdiq Naimi, vdiq Naimi/ moj e mjera Shqipëri!/Mendjelarti, zemërtrimi,/vjershëtori si ai! –  kështu do ta vajtonte humbjen poetit tonë kombëtar, Çajupi. Naim Frashëri u nda nga jeta në 20 tetor të vitit 1900, në lagjen “Erenqoj” të Stambollit, ku dhe u varros. Ndërsa eshtrat e tij, janë sjellë në Shqipëri. Naim Frashëri u lind më 2 maj 1846 në Frashër, ku kreu mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash...