Patrioti që u pushkatua prej një trillimi dashakeqës

Patrioti që u pushkatua prej një trillimi dashakeqës

105-VJETORI I NDARJES NGA JETA I THEMISTOKLI GËRMENJI Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot 105-vjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe luftëtarit shqiptar Themistokli Gërmenji (Korçë, 1871 – Selanik, 9 nëntor 1917). Themistokli Gërmenji ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe demokratike para dhe pas Pavarësisë së Shqipërisë. Lindi në Korçë, ku mori mësimet e para. Më 1892 mërgoi në Rumani, ku punoi në fillim çirak e më pas u mor me tregti. U lidh me shoqëritë patriotike “Drita” e “Dituria” dhe u përfshi në veprimtarinë e tyre atdhetare. Pas Revolucionit xhonturk të korrikut 1908, hotel “Liria” në Manastir, pronë e vëllezërve Themistokli dhe Telemak Gërmenji, u bë qendër e rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Në vitin 1911 Themistokli Gërmenji shkoi në Itali, ku u lidh...