Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Familja shqiptare Gjika
Gjergj Gjika i lindur më 3 mars 1600 në Veles me të dy prindërit shqiptarë. Në moshë të re Gjergji merrej me tregti, së bashku me të atin zgjeruan biznesin dhe u transferuan në Moldavi. Duke grumbulluar një pasuri të konsiderueshme Gjergji bëhet fisnik dhe dërgohet në portën e lartë në favor të Vasil Ujkut (princ i Moldavis me baba shqiptar). Në Kostandinopojë njihet me kryevezirin shqiptar Mehmed Pashë Qyprilliu i cili e ndihmon Gjergj Gjikën të bëhet princ i Moldavisë. Gjergji bëhet princ i Moldavisë më 3 mars 1658 deri në 2 nëntor 1659, më pas më 20 nëntor të po ati viti bëhet princ i Vllahisë dhe qëndron deri në 1 nëntor 1660 duke i pasuar fronin të birit Grigor Gjika i parë....