Skënderbeu në objektivin e historianit kosovar nga Ostrovica e Novaberdës (Artanës së sotme)

Skënderbeu në objektivin e historianit kosovar nga Ostrovica e Novaberdës (Artanës së sotme)

Jahja Drancolli Skënderbeu në objektivin e historianit kosovar nga Ostrovica e Novaberdës (Artanës së sotme). Dorëshkrimi zotëron 77 faqe dhe është shkruar midis viteve 1497 – 1501! Kostadin Mihali i Ostrovicës (rreth 1435-1501), historian ushtarak, është një dëshmitar i rëndësishëm i dramës së pushtimeve osmane, veçanërisht në Novobërdë dhe rrethinat e saj. Kostadini me librin e tij kujtimesh ka krijuar një vepër unike humaniste të këtij zhanri. Sipas burimeve që disponojmë, Kostadini ka lindur në Ostrovicë të Novobërdës rreth vitit 1435 në një familje minatorësh apo tregtarësh, kështu që shkollën fillore do ta ketë kryer në vendlindje, Novobërdë. Mori pjesë me një njësi të vogël vasalësh në rrethimin e Kostandinopojës në vitin 1453 dhe më pas e ndeshim në mesin e mbrojtësve të qytetit të...