Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Karagjorgjët e Kelmendit dhe të vërtetat tjera: Përrallat që për serbët u bënë fakte historike
Pa hezitim, mitet po i promovojnë edhe historianët e famshëm, ata që në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) janë pranuar si studiues e jo si shkrimtarë. Për mendimin tim, një i tillë që i paraqet mitet si histori, është akademiku CANU-së, Miomir Dashiq. Më poshtë do të publikojmë ato që ka shkruar ai në lidhje me një temë dhe atë që e thonë burimet historike. Kështu, vlerësojeni ju se kush ka të drejtë.Miti se Karagjorgji ishte me origjinë nga fisi Vasojeviq, u hap nga kush tjetër pos mësuesi i Njegoshit, Sima Milutinoviq Sarajlija. Vuku (Karaxhiqi) ua dha serbëve modernë një gjuhë, bazën e së cilës e merr nga gjuha e malazezëve, dubrovnikasve dhe hercegovasve, si p.sh. shkronjën “h” të cilën...