Burimi: 
								Inforculture.info
								
							
                                    Foto © Inforculture.info                                
                            Skandali më i madh i korrupsionit në historinë e sportit
                            Nga Alessandro Cappelli Parimi i salçiçes thotë se nëse kemi përpara diçka të mirë apo të bukur, është më mirë të mos e dimë se si është bërë ajo. Zakonisht kjo vlen për ligjet dhe politikën:më mirë të mos investigosh se çfarë fshihet pas marrëveshjeve, kompromiseve dhe shtrëngimeve të duarve. Por mesa duket kjo vlen edhe për botën e futbollit, dhe konkretisht për FIFA-n. Për një kohë të gjatë tifozët dhe spektatorët e thjeshtë i injoruan, zgjodhën që të mos u jepnin rëndësi skandaleve në lidhje me qeverisjen e futbollit, edhe kur ishin në qendër të lajmeve sëkronikës së zezë. Tek e fundit, nëse pjata është e mirë, është mirë të mos bëni shumë pyetje sesi është gatuar ajo. Megjithatë, fillimi i botërorit të Katar ndryshoi çdo perspektivë. Faktet skandaloze që nëfillim u përhapën në rrjetet sociale dhe më pas në media, e kanë zbehur interesin për ngjarjen më të rëndësishme futbollistike, duke e varrosur bukurinë sportive të kompeticionit nën një mal kalbësie, korrupsioni dhe vdekjesh të pandëshkuara. Katari është përgatitur për gati 2 dekada për...