Branko Horvat, njëri prej autorëve të parë që në Jugosllavinë komuniste pati guximin të trajtonte “Çështjen e Kosovës”!

Branko Horvat, njëri prej autorëve të parë që në Jugosllavinë komuniste pati guximin të trajtonte “Çështjen e Kosovës”!

Jahja Drancolli Më 18 dhjetor 2022 janë bërë 19 vjet nga shkuarja në amshim e Branko Horvat-it, njërit prej autorëve të parë që në Jugosllavinë komuniste pati guximin të trajtonte “Çështjen e Kosovës”! Studiuesi kroati, Branko Horvat (1928- 18/XII/2003), një ekonomist i nivelit botëror me njohuri nga shkencat historike, sociologjike e politike, i nxitur nga tematika aktuale e Kosovës, një vend atëherë më i zjarrtë në Jugosllavinë komuniste, për të reflektuar në aspektin politiko-sociologjik kishte marrë guxim të shkruante librin me titull, “Çështja e Kosovës” (“Kosovsko pitanje”: Zagreb, 1988). Libri në fjalë, që i referohet kryesisht Kosovës, Jugosllavisë dhe Shqipërisë, kishte zgjuar interesim të madh jo vetëm në ish-Jugosllavi por edhe më gjërësisht. Këtu çështja shqiptare ishte trajtuar nga një këndvështrim te paanshen dhe objektiv,...