“Harta e ferrit” të diktaturës, ja vendet e tmerrit ku jetuan për vite me radhë të dënuarit politik

“Harta e ferrit” të diktaturës, ja vendet e tmerrit ku jetuan për vite me radhë të dënuarit politik

Për Shqipërinë nën diktaturë thuhet që ishte një burg i madh. Por ne ende nuk e parafytyrojmë sa e madhe do dukej harta e Shqipërisë, po të bëheshin të dukshme të gjitha vendet e internimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar. Kjo video prezanton vendet ku vuajtën të dënuarit politikë nga viti 1944 deri më 1991, të ndara në tri grupe: kampet e internimit; kampet e përkohshme të punës dhe së fundi, burgjet dhe kamp-burgjet afatgjata. I Kampet e internimit Me të marrë drejtimin e Shqipërisë, komunistët filluan të grumbullojnë familjet e “armiqve” në kampe të ngjashme me ato naziste dhe të krijojnë në qytetet kryesore zona me “gjak të pastër” komunist. Nga viti 1945 deri më 1953, kampet e përqendrimit kanë qenë të rrethuara...