5 anarkitë e Shqipërisë! Kur Fan Noli i përshkruante shqiptarët, njësoj sikur ta kish bërë sot

5 anarkitë e Shqipërisë! Kur Fan Noli i përshkruante shqiptarët, njësoj sikur ta kish bërë sot

Noli është nga ato figura komplekse që rrallë mund t’i kuptosh drejtë, pasi gjithmonë ka diçka të fshehur brenda çdo fjale. Në gjithë fjalimet që Noli ka mbajtur, është vlerësuar shumë realiteti që ai shpreh dhe mënyra e mendimit dhe perceptimit të tij. Ndaj edhe sot do të flasim për një nga fjalimet e tij të mbajtur para Parlamentit të Shqipërisë në vitin 1924, ku tregon për pesë anarkitë që ka Shqipëria. Ja si shprehet ai: “Në vendin tonë mbretëron konfuzioni i të pesë anarkive: E para, anarkia fetare: katër fe të ndryshme, që s’kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan. E dyta, anarkia sociale: këtu s’ka as klasë bejlerësh, as klasë bujqësh, as klasë burxhoazie. Këtu bujku është më bej se beu,...