Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gjergj Pelini, një kosovar i Novabardës (Artanës), diplomat dhe ambasador i Skënderbeut në Republikën e Venedikut!
Jahja Drancolli Krahas politikës së brendshme, rëndësi të madhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu i ka kushtuar edhe politikës së jashtme. Është e njohur se Skënderbeu kishte hyrë në skenën europiane kur ajo ishte e përçarë, sikurse ishte përçarë edhe Arbëria. Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Skënderbeun do të zëvendësonin një sërë diplomatësh, siç ishin, vëllezërit Gazulli (Gjini, Pali dhe Ndreu), Gjergj Pelini i Novabardës (Artanës), arqipeshkvi Pal Engjëlli, Ndre Snatiku, abati Lazar, e ndonjë tjetër. Një rol kyç në diplomacinë skënderbejane kanë luajtur vëllezërit Gazulli, të cilët kishin specializuar për çështje të marrëdhënieve të Skënderbeut me Republikën e Raguzës, Shtetin e Papës, Mbretërinë e Hungarisë dhe Mbretërinë e Napolit. Gjergj Pelini i Novobërdës (? – 1463, lat. Georgius Pelino, Georg/Georgo Pelinus/Pellinus, Georgius Polini, etj.), ndërkaq ishte i...