“Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë në krye”

“Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë në krye”

Nga: Bedri Pejani (pikëpamjet e shprehura më 1941, për çështjen e Kollashinit dhe mbrojtjen e Pazarit të Ri) Përgatiti për publikim: Ismet Azizi Po të hudhim nji sy mbi kartën gjeografike të këtyre katrë krahinave (Mitrovicën, Pejën e Istogun, Kollashin dhe Pazarin e Ri – v. I. A.), konstatojmë, pa u lodhë, nji anomali ethnike fare në shesh për sa i përket Kollashinit dhe Mitrovicës i cili asht futë si nji thikë tradhtare shumë e rrezikshme ndërmjet Mitovicës, Drenicës, Istogut dhe Rozhajës. Tutinës e Pazarit të Ri. Kjo anomali ethnike mundet me pasë një forcë kërcnimi shumë të madhe në nji ditë kritike tuj na pre të gjitha komunikimet me Tutinën e me Pazarin e Ri e tuj provokue shkatrrimin e popullatave t’ona në Sanxhak....