Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

Dr. Daut Dauti Në Beograd, në fillim të muajit shkurt 1879, ishte kthyer gjenerali Çernajevi, një rus i njohur si pansllavist i zjarrtë, i cili e kishte udhëhequr ushtrinë serbe në kryengritjet kundër Perandorisë Otomane. Diplomatët e huaj në Beograd besonin se ardhja e tij lidhej me intriga të reja që do të reflektoheshin jo vetëm në Serbi, por edhe më gjerë në sferën sllave. Gjenerali Çernajevi kishte ardhur nga Parisi dhe ishte në rrugë për në Bullgari për të filluar një funksion të ri ushtarak rus. Ai qëndroi disa ditë në Serbi duke shpresuar se do ta takonte Princ Milanin të cilit tha se do t’ia propozonte një projekt për ndërtimin e hekurudhës në Serbi. Princ Milani e refuzoi dy herë kërkesën e tij...