Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Legjenda dhe historia e vërtetë e diskut fluturues të Hitlerit, teknologji e panjohur, apo thjesht propagandë?
Në dhjetor të vitit 1944, në Nju Jork u përhapën papritur zëra për një sulm gjerman të pashmangshëm në metropol, që do të drejtohej nga disqe fluturuese që transportonin armë atomike. Në të njëjtën kohë, “New York Times” bëri të ditur lajmin për një “sferë misterioze që qëndronte në ajër” dhe publikoi fotot e disa objekteve të paidentifikueshme të cilat fluturonin lart me shpejtësi të madhe. Sipas artikullit, disa londinezë i kishin parë këto disqe duke fluturuar nën urën e Tamizit. A mos vallë ishte fantazi? Jo, aspak. Sot e dimë se këto shqetësime nuk janë krejtësisht të pabaza. Nazistët po punonin vërtet për disa armë të reja fantashkencore dhe mes tyre ishin edhe disqet fluturuese. Armët “V” Ushtritë aleate kishin zbarkuar në Normandi një...