42 vjet nga demonstratat e vitit 1981

42 vjet nga demonstratat e vitit 1981

Pas demonstratave të 11 marsit dhe 26 mars, më 1 e 2 prill 1981, në Prishtinë u organizua demonstrata më e madhe politike nga rinia e organizuar e asaj kohe, që ishte edhe fillimi i shkatërrimit të Federatës Jugosllave. Me kërkesat e demonstruesve: “Kosova Republikë”, ‘Duam liri, barazi, drejtësi”, “Duam bashkim”, “Të lirohen të burgosurit politikë”, e shumë kërkesa të tjera, u solidarizua i gjithë populli shqiptar i Kosovës e më gjerë, duke u organizuar më pas demonstrata nga rinia edhe në qytetet e tjera të Kosovës. Këto demonstrata po ashtu konsiderohen një frymë nacionaliste për krijimin e shteteve të pavarura kombëtare. Demonstratat e vitit 1981, më 11 mars, mandej më 24 mars, si dhe më 1 e 2 prill, ndodhën me tërë masivitetin, duke...