Hasan Prishtina (1873-1933), ideolog i çlirimit dhe i bashkimit kombëtar të shqiptarëve, intelektual e atdhetar…

Hasan Prishtina (1873-1933), ideolog i çlirimit dhe i bashkimit kombëtar të shqiptarëve, intelektual e atdhetar…

Hasan Prishtina, ishte njëri ndër ideologët kryesorë të çlirimit dhe bashkimi kombëtar të shqiptarëve. Vepra dhe tërë jeta e tij kanë qenë të lidhura me fatin e kombit e Atdheut. Me një natyrë të çiltër, tejet komunikues, i dashur dhe i përkushtuar për bashkatdhetarët e vërtetë e të devotshëm,  në anën tjetër të karakterit të tij ai ishte kundërshtar i pa kompromis kundër kolaboracionistëve dhe politikanëve që bënin pazare mbi kurriz të popullit. Në luftë për të realizuar aspiratat kombëtare, ishte i vetëdijshëm se duheshin bërë sa e sa sakrifica. Ishte në shënjestër të forcave reaksionare të Perandorisë turke por edhe të shteteve grabitçare të Ballkanit. Në rrugën e tij jetësore iu kishte përmbajtur motos: “Ka me m’ shtrue vetëm vdekja”. Kredoja e tij jetësore, trimëria ...