Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Nga Gerti Çarçani/ Ca fjalë mbi basketbollin, 22 pikë për 40 minuta!
Nga Gerti Çarçani U desh, nuk e di pse një postim “entuziast” i FSHB-së, mbi një humbje dërrmuese të Serbisë karshi 20-vjecareve të koshit, që më tej, me të drejtë apo pa të drejtë të lëshohej tërë dynjaja të fliste për këtë shifër, që as rezultat nuk mund të konsiderohet. Dikush madje, kishte hapur edhe librin e shtëpisë, madje, kish harruar vetëm “motrën” të shante për të gjithë ata që guxuan në të drejtën e tyre të quanin me gjithfarlloj epitetesh këtë rezultat, për hir të së vërtetës aspak dinjitoz. Përtej anës serbe që postoi këtë sukses, nuk e kuptoj ende se kush ishte ajo mendje e ndritur që, në mes të vapës, plazhit, start gushtit gjykoi që të ofronte për publikun në rrjete sociale...