Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Capello “bekon” Jasharin te Milani: Super goditje! Zviceran, por me gjak ballkanik (shqiptar)
“37 milionë euro, përfshirë edhe bonuset? Për një skuadër italiane është një shpenzim jo i vogël”. Nuk e “kafshon gjuhën” Fabio Capello kur komenton blerjen e Ardon Jasharit nga Milani. Ish-trajneri i kuqezinjve, i intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, ka deklaruar: “Pranoj se e kam parë vetëm në Champions League gjatë vitit të fundit, që është shumë pak për të pasur dhe, mbi të gjitha, për të dhënë siguri absolute. Gjithsesi, më duket një djalosh i mirë, potencial për të qenë ‘top’ në rolin e tij në të ardhmen. Pra, një goditje e mirë e Milanit në merkato, siç e kuptoj unë. Jashari më duket prej një tjetër ‘stofi’, sinqerisht. Nuk po flas për talentin, natyrisht, por për karakterin. Kështu më...