19 vjet nga vdekja e Robert Jordan, autori që krijoi botën e “The Wheel of Time”
Më 16 shtator 2007, bota e letërsisë fantastike humbi një prej emrave të saj më të njohur. Robert Jordan, pseudonimi i shkrimtarit amerikan James Oliver Rigney Jr., ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, duke lënë pas një vepër që vazhdon të lexohet nga miliona njerëz në mbarë botën. Jordan është veçanërisht i njohur për serinë “The Wheel of Time”, e cila përfshin 14 romane dhe një libër paraprirës. Seria ka shitur rreth 90 milionë kopje dhe është ndër veprat më të suksesshme të letërsisë fantastike. Përpara se t’i kushtohej shkrimtarisë, Jordan shërbeu në ushtrinë amerikane gjatë Luftës së Vietnamit. Pas kthimit në Shtetet e Bashkuara, ai studioi fizikë dhe punoi si inxhinier bërthamor për Marinën amerikane. Karrierën si shkrimtar e nisi në fund të viteve ’70. Ai shkroi romane historike, një western dhe shtatë romane për personazhin Conan the Barbarian, përpara se të niste në vitin 1984 punën për “The Wheel of Time”. Fillimisht Jordan e kishte menduar serinë si një histori prej vetëm tre librash, por projekti u zgjerua ndjeshëm gjatë viteve. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk arriti ta përfundonte historinë....
Burimi:
kultplus.com