Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër
Ishin nisur për të prishur një ndërtim, Policia Bashkiake zbulon edhe një tjetër Policia Bashkiake e Sarandës njofton se një ndërtim pa leje është zbuluar mëngjesin e sotëm në Ksamil, si rezultat i monitorimit të pandërprerë të territorit nga strukturat përgjegjëse. Sipas deklaratës zyrtare, kontrolli është realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Komisariatin e Policisë Sarandë. Objekti i konstatuar është ndërtuar në mënyrë të paligjshme gjatë natës, duke shkelur hapur rregullat urbanistike në fuqi. Pas kryerjes së procedurave administrative për dokumentimin e shkeljes, rasti është dërguar për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. Autoritetet theksojnë se do të vijojnë me monitorimin rigoroz të territorit për të parandaluar çdo veprim ndërtimor të paligjshëm dhe për...