Maldini zbulon prapaskenat: Maradona nuk ankohej kurrë, i kërkova falje pas goditjes së pestë…

Maldini zbulon prapaskenat: Maradona nuk ankohej kurrë, i kërkova falje pas goditjes së pestë…

Paolo Maldini është rikthyer të flasë. Në një intervistë për “Rai 3”, ish-kapiteni dhe drejtori teknik i Milanit ka kujtuar disa nga momentet më domethënëse të karrierës së tij: “Kur debutova, nuk mendoja se do të luaja. Nuk kisha marrë as këpucët e duhura me vete. Përpara meje ishin lojtarë më me përvojë. Kur më thanë të hyja në fushë, nuk mendova më për asgjë”. Për marrëdhënien me babain, Cesare Maldini: “Kam pasur një marrëdhënie të mirë me të, por nuk mund ta mohoj që në vitet e para më rëndonte disi trashëgimia e tij”. Për Arrigo Sacchi: “Ndryshimet që përjetuam në aspektin fizik ishin shumë të vështira, por thelbësore për suksesin tonë”. Maldini për Maradonën: “Nuk u ankua asnjëherë. Pas goditjes së pestë i...