Një grup përfshihet në një konflikt me thika/ Policia identifikon dhe arreston autorin 32-vjeçar

Një grup përfshihet në një konflikt me thika/ Policia identifikon dhe arreston autorin 32-vjeçar

Sipas njoftimit zyrtar, I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, u konfliktua për motive të dobëta në dy zona të qytetit: në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, ku sulmoi me mjet prerës (thikë) dy shtetas. Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar, i përfshirë në një konflikt të dhunshëm mbrëmjen e djeshme, ku dy persona mbetën të plagosur me thikë. Nga përplasja mbetën të lënduar shtetasit M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, të cilët morën ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Edhe vetë autori, I. H., është trajtuar për dëmtime të marra gjatë konfliktit. Policia thotë se ngjarja u dokumentua plotësisht falë pamjeve filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale...