Parku “Nexus” në Kashar merr statusin e zonës teknologjike, Sokol Kraja përfiton lehtësi tatimore

Parku “Nexus” në Kashar merr statusin e zonës teknologjike, Sokol Kraja përfiton lehtësi tatimore

Qeveria ka shpallur Zonë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik parkun e magazinave të ndërtuar nga dy kompani private Astral dhe Capital Resources të zotëruara nga biznesmeni, Sokol Kraja. Parku i ndërtuar në zonën e Kasharit konsiston në një kompleks magazinash prej 52.5 mijë metrash katrorë me infrastrukturë dhe llogjistikë për zhvillimin e aktiviteteve të biznesit. “Me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” të territorit me sipërfaqe 52 140 m2, pjesë të zonave kadastrale 2105, 2119, me vendndodhje në Kashar, Tiranë, me emërtimin “TEDA NEXUS PARK TIRANA,” thuhet në vendimin e qeverisë. Sipas vendimit të qeverisë, veprimtaritë që do të zhvillohen në zonën teknologjike me zhvillues kompanitë Astral dhe Capital Resources të Krajas...