Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Përurohet fusha e re në shkollën “At Zef Pllumi”, Presidenti Duka: Misioni ynë i përbashkët është edukimi i fëmijëve
Është inauguruar fusha e re e futbollit e akademisë “Etien Football Academy” në shkollën “At Zef Pllumi” në Tiranë. Ky është një investim cilësor i akademisë, ku ambienti është rikonstruktuar plotësisht dhe është bërë funksional e modern për fëmijët e akademisë, të shkollës dhe të zonës përreth. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Drejtoresha e shkollës “At Zef Pllumi”, Anila Barxho, Drejtuesja e akademisë “Etien Football Academy”, Gelda Lilo, prindër, përfaqësues të medias, etj. Në fjalën e tij, Presidenti Duka vlerësoi këtë investim të rëndësishëm në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Ai theksoi me krenari faktin që akademia drejtohet nga një grua, duke nënvizuar se kontributi i grave në sport është shumë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm....