Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 2 gusht 2025…
Ditën e sotme, 2 gusht, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash, kryesisht në orët e mesditës deri pasdite. Reshjet e shiut do të jenë të dobëta, vetëm përgjatë maleve. Temperaturat maksimale do të pësojnë rritje në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Në zonat malore do të ngjiten deri në 30 gradë dhe në zonat e ulëta dhe në bregdet do të shënojnë 35 gradë celsius. Era e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11m/s. Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne...