Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit
Në vijim të aksionit për lirimin e hapësirave publike, qeveria ka planifikuar që të krijojë një portal të posaçëm, ku qytetarët do të mund të bëjnë denoncime për zaptimin e hapësirave apo për ndërtimet abuzuese. Më herët, gjatë ditës së sotme krijimi i këtij portali u njoftua nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë pasdite e kësaj të premteje kjo platformë “Hapësira im” është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. “Falënderoj qytetarët për këtë bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i inkurajojmë ata të vijojnë denoncimet. Madje, në vazhdim edhe përmes një platforme të dedikuar, platforma ‘Hapësira ime’ që është njoftuar nga Kryeministri, Edi Rama. Ju uroj një verë të qetë e pushimet mbara dhe ju sigurojmë se të...